E rëndë në Durrës, 28-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda banesës së tij

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij mëngjesin e sotëm në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Marketing

Dyshohet se i riu me inicialet F.K i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.09.2020, rreth orës 07:15, në fshatin Shkallnur, Durrës, është gjetur i vetëvarur në banesë, shtetasi F. K., 28 vjeç, banues në Shkallnur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Marketing