E rëndë, në Itali humb jetën shqiptari

Tragjedi dhe kaos në autostradën A1 Milano-Napoli, në Parma.

Marketing

Një shqiptar humbi tragjikisht jetën të mërkurën, pasi kamioni që drejtonte u përmbys në anë, në autostradë.

67-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ai transportonte me kamion materiale plastike, një pjesë e mirë e së cilës u përhap në rrugë duke paralizuar qarkullimin.

Shkaqet i këtij aksidenti tragjik nuk dihet ende.

Si pasojë e aksidentit, autostrada qëndroi bllokuar për disa orë.

Marketing