E rrallë, shtyhet ndarja e çmimeve Oscar

Organizatorët e ceremonisë së Oscar-ëve kanë vendosur ta shtyjnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar për vitin 2021 me 2 muaj pikërisht për shkak të virusit Covid-19.

Marketing

Akademia e Shkencave dhe Arteve në Shtetet e Bashkuara, njoftoi se ka shtyrë eventin për 25 prill të vitit të ardhshëm, nga 28 shkurti kur ishin bërë planifikimet fillestare.

Organizatorët gjithashtu kanë rënë dakord të zgjasin mundësinë që filmat të shfaqen pas 31 dhjetorit 2020 deri në fund të shkurtit. Për të qëndruar në të njëjtën linjë dhe Festivali Britanik i filmave Bafta është shtyrë për në 11 prill.

“Shpresa jonë, për shtyrjen e afatit të aplikimit, është që t’iu ofrojmë fleksibilitet regjisorëve në përfundimin e filmave të tyre, pa i ndëshkuar për diçka që është jashtë kontrollit të secilit”, ka thënë presidenti i Akademisë, David Rubin dhe shefja ekzekutive, Dawn Hudson.

Kjo është hera e katërt, në historinë 93-vjeçare të ndarjes së këtyre çmimeve, që data e ceremonisë është ndryshuar; më 1938, për shkak të vërshimeve në Los Angelos, më 1968, për shkak të vrasjes së liderit për të drejtat civile, Martin Luther King Jr., dhe më 1981, pas tentimit për vrasjen e presidentit të atëhershëm amerikan, Ronald Regan.

Marketing