E ULËT! Familje të pasura në Kumanovë kërkojnë ndihma që janë për raste sociale!

Shtabi i krizës në Kumanovë ka dalë me konkluzë në të cilën kërkon të mos keqpërdoren numrat e telefonit të dedikuar për ndihma për rastet sociale. Burime të Gazetës Lajm nga komuna kanë thënë se kjo konkluzë vjen pasi është konstatuar se edhe familje të pasura keqpërdorin këto telefonata dhe marin ndihma që janë të dedikuara vetëm për raste sociale në kohën e epidemisë. Këtë madje e konfirmoi para ca kohe edhe vetë kryetari i komunës, Maksim Dimitrievski.

Marketing

“E kuptoj situatën dhe familjet që kanë nevojë, por me të vërtetë ka edhe familje mirë të siutuara që po keqpërdorin situatën”, theksoi Dimitrievski.

Shtabi komunal i Kumanovës poashtu ka kërkuar sot prej qeverisë të miratojë akt për shpërndarjen e ndihmave për raste sociale, sepse janë vërejtur raste kur shpërndarja bëhet në grupe dhe nuk respektohen rekomandimet e Qeverisë.

Marketing