E veja e Kobe Bryant thyen heshtjen: Jemi shkatërruar

E veja e superyllit të NBA, Kobe Bryant, thyen heshtjen tri ditë pas aksidentit tragjik, duke shprehur dhimbjen për tragjedinë që preku familjen e tyre. Jemi shkatërruar plotësisht nga humbja e papritur e të dashurve tanë, tha Vanessa Bryant, teksa falenderoi miliona njerëz për ngushëllimet dhe mbështetjen e dhënë.

Marketing

Tri ditë pasi ish-basketbollisti legjendar i Lakers, Kobe Bryant humbi jetën së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, në një aksident me helikopter, bashkëshortja e tij ka thyer heshtjen duke bërë prononcimin e parë publik.

Ajo shkroi se një ndihej e shkatërruar, në një postim në rrjetet sociale, teksa postoi një foto familjare pranë bashkëshortit të ndjerë dhe vajzava e të saj.

“Jemi shkatërruar plotësisht nga humbja e papritur e bashkëshortit tim të dashur, Kobe – babai i mrekullueshëm i fëmijëve tanë; dhe Gianna ime e bukur, e ëmbël – një vajzë e dashur dhe e mrekullueshme. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar dhimbjen tonë në këtë moment. Unë ngushëllohem kur di se Kobe dhe Gigi të dy e dinin që ishin aq të dashur. Ne ishim aq shumë të bekuar që i kishim në jetën tonë. Do të doja që ata të ishin këtu me ne përgjithmonë”, u shpreh 37-vjeçarja, Vanessa Bryant

Ish-modelja falenderoi miliona njërëz që kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e papritur të të dashurve të tyre dhe u drejtoi një thirrje të gjithë atyre që duan të ndihmojnë familjet e prekura nga kjo tragjedi, të dhurojnë në Fondacionin “MambaOnThree”.

Kobe Bryant dhe vajza e dytë e çiftit, Gianna, humbën jetën të dielën kur helikopteri që po fluturonte për në Akademinë Sportive Mamba për një turne basketbolli, u rrëzua në motin e mjegullt në një kodër në veri-perëndim të Los Anxhelesit.