Ronela Hajati, është e njohur për figurën e saj trupore, me të cilën tërheq vëmendjen e ndjekësve të shumtë në rrjetet sociale. 

Imazhi i fundit që e ka publikuar në llogarinë e saj, Instagram është mjaft i ‘nxehtë’ kur vë në pah format trupore, shkruan lajmi.

“Një të hënë të mirë për të gjithë, kam disa plane për këtë vit”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Me flokë të bardha të valëzuara dhe e veshur tërësisht në të zeza, këngëtarja Hajati shquhet për stilin e saj të veçantë.

“Do ta luj”, është kënga e fundit që e ka lansuar e cila për emisionin “Mirage”, rrëfeu prapaskenat e këtij klipi.

Po ashtu, Ronela ka premtuar edhe shumë projekte të reja që do i sjell në vijim.