E zbulon ish-trajneri: Liverpooli e kërkoi Rodrygon para Real Madridit

Adoleshenti brazilian Rodrygo shkroi historinë në Ligën e Kampionëve me Real Madridi të mërkurën, mirëpo njëri ndër ish-trajnerët e tij ka zbuluar se ai mund të ketë qenë duke e bërë këtë gjë për Liverpoolin.

Marketing

18-vjeçari Rodrygo u transferua në Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti nga Santosi, në një marrëveshje me vlerë prej rreth 45 milionë eurove, transmeton Gazeta Express.

Përderisa kjo shumë është mjaft e madhe për një lojtar të ri që s’ishte testuar në Evropë, tani ai çmim duket mjaft i mirë për Real Madridin, pas het-trikut që Rodrygo e shënoi për Galatasarayn. Dy golat e tij të para i shënoi brenda 14 minutave të parë, duke shkruar histori në Ligën e Kampionëve.

Para se të interesohej Real Madridi për sulmuesin brazilian, gjiganti i Premierligës Liverpooli ishte duke tentuar ta transferojë Rodrygon. Megjithatë, ish-trajneri i Santosit, Elano, e pranon se Liverpooli e humbi futbollistin pasi që nuk ofroi mjaftueshëm para.

“Kishte një periudhë kur pati interesim të madh nga Liverpooli për ta transferuar atë, kur ai ishte ende më i ri”, ka thënë Elano në një intervistë të dhënë për ESPN.

“Ofertat e tyre ishin shumë të ulëta, por ata dëshironin ta provonin. Në fund të fundit, oferta e Real Madridit ishte për rreth 30 milionë euro më shumë. Unë bisedova me stafin dhe u thashë se djaloshi është shumë i vlefshëm”.

Marketing