“Eco Guerilla”: Në Negotinë kamionët shkarkojnë mbeturinat dhe ngarkojnë dheun

Shoqata ekologjike “Eco Guerilla”, nëpërmjet një videoje të shpërndarë sot, ka denoncuar se, në Negotinë kamionët shkarkojnë mbeturina të djegura dhe më pas ngarkojnë dheun.

Marketing

“Në fshatin Negotinë, Komuna e Vrapçishtit sot banorët kanë denoncuar se kamionët që shihen në video,kanë zbrazur tonelata me mbeturina në një lokacion të fshatit”, thonë nga “Eco Guerilla”.

“Eco Guerilla” u ka bërë thirrje organeve të hetuesisë të hapin hetime të menjëhershme për të parë se kush ndot mjedisin në këtë zonë të Rajonit të Pollogut.

Ata kanë kujtuar se, “Neni 218 i Kodit Penal të RMV parasheh burg për ndotësit e këtillë”.