Eden Hazard rrëzon Balen nga froni, paga e tij kap shifra stratosferike!

Eden Hazard do të lidhet me Real Madridin deri në vitin 2024, duke qenë se kompletoi kalimin nga Chelsea tek klubi spanjoll.

Marketing

Belgu u bë zyrtarisht lojtari më i paguar tek skuadra madrilene, teksa deri tani ishte Gareth Bale që mbante fronin me 15 milionë euro pagë neto. 

Në kontratën e tij 5-vjeçare Hazard e ka të përcaktuar se do të përfitojë 21.5 milionë euro në sezon, që përkthehet në këto shifra:

1.79 milionë euro në muaj

447 mijë euro në javë

64 mijë euro në ditë

2,460 euro në orë

41 euro në minutë

70 cent në sekondë

Kalimi i 28-vjeçarit nga Chelsea tek Reali u bë për shifrën e 100 milionë euro, ndërsa 40 të tjera do të jenë në formën e bonuseve.