Edhe 100 vendvotime për t’u rinumëruar, nesër përfundon i gjithë procesi

Në QNR po vazhdon rinumërimi i mbi 1 mijë e 400 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it.Vetëm sot janë rinumëruar 67 vendvotime në QNR, shkruan lajmi.net.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për lajmi.net ka bërë të ditur se në përgjithësi numri i vendvotimeve të cilat janë rinumëruar është 1 mijë e 307.“Në QNR po vazhdon procesi i rinumërimi të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i dhe sipas të dhënave të fundit, vetëm sot (e diele) deri në orën 16 janë rinumëruar 67 vendvotime. Në përgjithësi, numri i vendvotimeve që janë rinumëruar nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani është: 1307 vendvotime apo 92.89%”, ka bërë të ditur Elezi.Për t’u rinumëruar kanë mbetur edhe 100 vendvotime, teksa i gjithë procesi sipas Elezit pritet të përmbyllet nesër.Kujtojmë, se sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ, Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 6 tetor.Ky subjekt, pa votat e ardhura nga Serbia ka fituar 29 ulëse në Kuvendin e Kosovës, përcjellur nga LDK me 28 sosh.

Marketing
Marketing