Edhe 14 ditë vetizolim për qytetarët pas karantinës shtetërore

Rekomandimet të cilat janë prej personave profesionistë prej epidemiologëve është se personat të cilët vijnë nga jashtë duhet të qëndrojnë në karantinë shtetërore 14 ditë, megjithatë duhet në mënyrë plotësuese të jenë në vetizolim në kushte shtëpiake edhe 14 ditë për arsye të thjeshtë – për arsye se kanë qenë në qendra kolektive për karantinë shtetërore.

Marketing

Kjo është përgjigjja e kryeministrit Oliver Spasovski në pyetjen e gazetarëve se pse është rekomandimi për qytetarët të cilët vijnë nga jashtë krahas karantinës shtetërore prej 14 ditësh, të mbeten në izolim për edhe 14 ditë të tjera kur të kthehen në shtëpi.

“Vendimi i Qeverisë për karantinën shtetërore është një prej vendimeve më të drejta në ballafaqim pasi në këtë mënyrë kontribuojmë që të ndërpritet përhapja e virusit dhe nuk i vëmë në rrezik as ata persona të cilët kanë ardhur nga shtete të rrezikshme, as qytetarët të cilët ndodhen në vendin tonë. Prandaj u përcaktuan qendrat për karantinë shtetërore”, sqaroi kryeministri Spasovski.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në pyetjen nëse është vënë në pikëpyetje funksionimi i Repartit Infektiv në Shtip, tha se rasti i atjeshëm vjen nga një paciente prej të cilës strishoja e parë është me rezultat negativ ndërsa doli pozitive disa ditë më pas.

“Është mirë që njerëzit të cilët janë në vetizolim deri më tani nuk kanë zhvilluar simptoma dhe tërësisht është plotësuar puna e repartit në Shtip fillimisht me rotacionin e tetë infermiereve prej reparteve të tjera dhe me një doktoreshë e cila vjen nga spitali në Strumicë”, tha Filipçe.

Lidhur me trajtimin e pacientëve me sëmundje infektuese, sipas ministri Filipçe, ky trajtim është praktikisht identik me një pacient i cili është i shtrirë në repartin intern, ndërsa të gjithë në spital kanë pajisje përkatëse mbrojtëse.

Marketing