Edhe ‘Batman’ me covid, infektohet Robert Pattinson

Aktori britanik Robert Pattinson raportohet se ka dalë pozitiv për COVID-19, duke detyruar që xhirimet e filmit të tij të ri The Batman të pezullohen në Mbretërinë e Bashkuar.

Marketing

Warner Bros tha se një anëtar kishte koronavirus dhe ishte në izolim por nuk e ka konfirmuar emrin e individit.

Vanity Fair dhe Hollywood Reporter thanë se personi që doli pozitiv ishte Pattinson.

Xhirimi i filmit kishte rifilluar pranë Londrës vetëm disa ditë më parë pas një pauze prej gati gjashtë muajsh për shkak të pandemisë.