Edhe Bologna mposht Romën

Roma ka pësuar tjetër humbje në Serie A.
Për të dytën xhiro radhazi, Roma është mposhtur në Serie A. Kësaj radhe, ishte skuadra e Bologna ajo që në ‘Stadio Olimpico’ triumfoi me rezultatin 2:3.

Marketing

Serinë e golave në këtë takim e hapi Riccardo Orsolini, në minutën e 16’ të këtij takimi, për t’i dhënë epërsinë Bolognas.

Stefano Denswil dërgoi topin në rrjetën e tij, në minutën e 22’, për barazimin 1:1.
Por, vetëm katër minuta më vonë, Bologna theu përsëri mbrojtjen e romakëve, duke arritur të g jente golin me anë të Musa Barrow.

Në pjesën e dytë, mysafirët i dhanë edhe një goditje Romës, duke shënuar në minutën e 51’, përsëri me anë të Barrow.

Henrikh Mkhitaryan ngushtoi epërsinë e Bolognas, duke tundur rrjetën në minutën e 72’, por kjo ishte krejt çfarë Roma arriti.

Me këtë rezultat, Roma regjistron xhiron e tretë radhazi pa fitore, dhe xhiron e dytë radhazi me humbje. Tani, Roma numëron 39 pikë në pozitën e pestë, kurse Bologna ngritët në 33 pikë për pozitën e gjashtë.