Votimi tregoi se Maqedonia mund të gjejë forca të mjaftueshme për të vazhduar procesin e zbatimit të marrëveshjes së Prespës, e cila është kusht për integrimin tonë, tha Bllagoja Zashov, diplomat, ish-ambasador dhe nënkryetar i Kuvendit në intervistë për “Faktor”. Ai thotë se opozita e tanishme është e ngurtë dhe mendon vetëm për interesat e saj dhe si të fitojë pushtet.

“Më duhet të them se pamja që pashë në Kuvend ishte dëshmi se ka forca në partinë e OBRM-PDUKM-së që duan të ndalojnë procesin demokratik dhe me presion dhe shantazh të ndalojnë parlamentarët që të deklarohen lirshëm. Kjo, nga ana tjetër, tregon se pas të gjitha këtyre kundërshtimeve është dora e dikujt, dikush e menaxhon atë. Jo nga deputetët dhe lidershipi aktual, por nga disa prej atyre që e gjejnë veten në labirintet gjyqësore”, thotë Zashov.

Ai është kategorik, për atë se kjo Qeveri mori legjitimitetin nga qytetarët të cilët dolën për të votuar në referendum. Zashov thotë se në fazat e ardhshme, deputetë të tjerë nga VMRO-DPMNE mund të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

Artikulli paraprakASH: Kërkesat shqiptare pjesë e pandarë e procesit për NATO dhe BE-së
Artikulli tjetërLSDM: Nga e hëna fillon procesi i pajtimit