Edhe dy ditë verifikim në Listën zgjedhore dhe paraqitje e diasporës për votim

Verifikim në Listën zgjedhore për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill përfundon nesër mbrëma, ndërsa deri dje në repartin rajonal dhe Zyrat e KSHZ-së, të dhënat e tyre i kanë verifikuar 7.562 qytetarë. Deri atëherë është hapur edhe mundësia për verifikim të të dhënave të votuesve, shlyerje ose plotësim i Listës zgjedhore.

Marketing

Nuk ka informacione sa qytetarë i kanë verifikuar të dhënat e tyre në mënyrë elektronike përmes aplikimit në ueb faqen e KSHZ-së.

KSHZ-ja me kërkesë të paraqitjeve të qytetarëve është e detyruar të vendos me vendim në afat prej 24 orëve nga dita e pranimit të kërkesës. Kundër vendimit me të cilën refuzohet kërkesa, qytetari në afat prej 24 orëve nga pranim i vendimit mund të parashtrojë padi deri te Gjykata Administrative përmes postës elektronike. Pas padisë, Gjykata Administrative vendos në afat prej 24 orëve nga pranimi.

Afati për verifikim në Listën zgjedhore dhe për paraqitjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut për votim në zgjedhjet e 12 prillit përfundon gjithashtu më 11 mars në mesnatë. Deri dje për votim në diasporë janë paraqitur 4,299 shtetas që jetojnë jashtë vendit.

KSHZ-ja është e angazhuar në afat prej pesë ditëve (16 mars) nga dita e përfundimit të verifikimit publik. Listën zgjedhore ta dorëzojë deri te partitë politike. Partitë, deri më 19 mars dorëzojnë kërkesë për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave. KSHZ-ja pas kërkesës së parashtruar vendos me vendim në afat prej dy ditëve nga dita e pranimit të kërkesës. Kundër vendimit të KSHZ-së, partia politike mund të parashtrojë padi deri te Gjykata Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i padisë.

Ajo që është risi është që në Listën zgjedhore nga ky vit to vendosen të gjithë personat që i mbushin 18 vjeç në ditën e zgjedhjeve.

Nga KSHZ-ja theksojnë se në zgjedhje do të mund të votojnë vetëm qytetarët me letërnjoftim valid dhe pasaportë. Në të kundërtën ata nuk do të mund ta realizojnë të drejtën e votës.

Deri më 17 mars në KSHZ duhet të arrijnë edhe të dhënat për personat në burgje, në paraburgim dhe arrest shtëpiak, si dhe nga MPPS për personat të cilët janë paraqitur për votim në institucionet për kujdes jashtëfamiljar.

Listën zgjedhore në të cilën janë kryer të gjitha ndryshimet që kanë dalë nga verifikimi publik, e shtypur në formë të certifikate, KSHZ-ja e mbyll më së voni deri më 23 mars. Listën e mbyllur zgjedhore KSHZ-ja e nënshkruan më së voni deri më 2 prill, gjegjësisht dhjetë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Marketing