Edhe eurokomisari Han sot në Shkup

Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han është duke qëndruar në Shkup në kuadër të ngjarjeve “Ditët e mediave të Ballkanit Perëndimor”.

Marketing

Në konferencë ai u prit nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar.

Ngjarja që po mbahet sot dhe nesër ka për qëllim të sigurojë lirinë e medias, duke trajtuar edhe çështjen e ndjeshme si ato politike, ekonomike dhe sociale që janë aktuale në rajonin e Ballkanit.

Ngjarja “Ditët e mediave të Ballkanit Perëndimor”, që ka për qëllim profesionalizimin e gjeneratës së re të gazetarëve, do të sjellë në Shkup 300 profesionistë medial, ekspertë, analistë politikë si nga Ballkani Perëndimor, po ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, transmeton Portalb.mk.