Edhe gazetarët e sportit pjesë e SHGM-së

Seksioni i gazetarëve të sportit pranë Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë si udhëheqës i këtij seksioni e zgjodhi Pero Momirovski.

Marketing

Në Kuvendin Zgjedhor të Seksionit të gazetarëve të sportit në Shkup, sot morën pjesë afro 40 gazetarë të sportit.
Nga SHGM, informojnë se një nga aktivitetet e para me të cilët do të merren ato është përmirësimi i kushteve për punën e gazetarëve të sportit, duke lehtësuar qasjen e tyre në aktivitetet dhe ngjarjet sportive, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit me federatat dhe klubet sportive në vend dhe jashtë.

Në takim, gjithashtu, u konkludua se në periudhën në vijim, udhëheqësi i këtij seksioni do të zgjedhë një ekip në të cilin do të marrin pjesë edhe disa gazetarë të tjerë, në mënyrë që të koordinojnë më mirë këtë trup në të ardhmen.
Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski e përshëndeti këtë nismë dhe tha se vetëm duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe me solidaritet mund të përmirësohet ambienti në të cilin punojnë gazetarët e sportit.

Ai përgëzoi kolegët e tij për pro-aktivitetin e tyre dhe tha se Shoqata do t’i mbështesë fuqimisht dhe do të përpiqet me të gjitha kapacitetet e saj të ndihmojë punën e tyre.

Ky është seksioni i dytë i formuar në kuadër të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Para një muaji në SHGM u formua seksioni i kameramanëve, ndërsa në të ardhmen planifikohet të formohen edhe dy seksione të tjera të gazetarëve të rinj dhe të gazetarëve hulumtues.

Marketing