Edhe Hazbi Lika anëtar i Këshillit koordinues të shërbimeve sekrete

Zëvendës-kryeministri, Hazbi Lika, do të jetë anëtar i Këshillit koordinues të shërbimeve sekrete. Këtë pozitë Lika e ka fituar automatkisht dhe do të jetë pjesë e Këshillit brenda 30 ditësh, raporton Telma.

Marketing

Në Ligjin për koordinim që të hënën e nënshkroi Presidenti, Stevo Pendarovski, qëndron norma ligjore se zëvendës-kryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit do të jetë anëtari i 8-të i Këshillit i cili në mënyrë operative do ti udhëheq aktivitetet e parapara me ligj.