Edhe katër të lënduar në gjendje të rëndë, shtatzëna në gjendje stabile

“Në Spitalin Shtetëror “8 Shtatori” janë të hospitalizuar 18 pacientë. Tre prej tyre gjenden në gjendje kritike, ndërkaq 15 të tjerët janë në gjendje të rregullt shëndetësore dhe po kurohen. Një pacient dje është lëshuar për mjekim shtëpiak”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Ata gjithashtu thonë se në Klinikën e Shkupit ndodhen 6 pacientë, prej të cilëve 3 janë në Klinikën për Anestezion, Reanimin dhe Mjekim Intensiv – dy prej tyre janë në gjendje stabile. Pacienti i cili është i hospitalizuar në Klinikën për Kirurgji Torakale dhe pacientja (shtatzënë) e cila gjendet në Klinikën e Gjinekologjisë, gjithashtu janë në gjendje shëndetësore stabile.

“Për momentin po kryhet operacion i pacientes në Neurokirurgji. Pacientja e cila gjendet në Spitalin e Tetovës është në gjendje stabile dhe gjendje të mirë shëndetësore”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Marketing