Edhe kjo ndodhë në Strugë, vidhen 7 ditarë nga Shkolla e Mesme

Shtatë ditarë janë vjedhur nga Shkolla e Mesme “Ibrahim Temo” në Strugë. Bëhet fjalë për gjashtë ditarë nga paralelet shqipe të vitit të dytë dhe një nga paralelja me mësim në gjuhën turke.

Marketing

Nga kamerat e sigurisë që janë vendosur në oborr dhe brenda në shkollë mund të vërehej se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22. Deri tani një person i panjohur, pasi që paraprakisht ka parkuar makinën e tij, ka hyrë në shkollë, e më pas edhe në Kabinetin e arsimtarëve ku gjenden ditarët. Nga kjo shkollë shprehen se nuk u janë të njohura arsyet për këtë ngjarje dhe nuk e dinë se kush do të mund ta bënte këtë. Shpresojnë se do të kapet autori, ndërsa shpresojnë se për këtë do të ndihmojnë edhe regjistrime nga kamerat. Në të kaluarën edhe në Shkollën e Mesme “Niko Nestor” në Strugë kishte një situatë me vjedhje të ditarëve.

Marketing