Edhe LSDM sonte mbledh kryesinë e partisë

Në LSDM-në qeveritare sonte do të mbahet takim i kryesisë së partisë. Dy ditë pas referendumit, takim sonte ka edhe Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së opozitare.
Burime nga dy partitë thonë se bëhet fjalë për takime të rregullta.

Marketing

Nga LSDM-ja potencojnë se bëhet fjalë për takim të rregullt të kryesisë partiake.

Në VMRO-DPMNE, megjithatë, theksojnë gjithashtu se bëhet fjalë për takime të rregullta në të cilat kryesia e partisë do të bisedojë për situatën aktuale në vend.

Takimet e dy partive më të mëdha maqedonase janë aktuale për shkak të kërkesës së kryeministrit Zoran Zaev nga e diela pas votimit në referendum që deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare të mbështesin ndryshime kushtetuese ose të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Sipas liderit të partisë, Hristijan Mickoski, deputetët e tyre nuk do të mbështesin ndryshime kushtetuese, ndërsa lidhur me zgjedhjet e parakohshme, VMRO-DPMNE-ja doli me fjalime të saja – 100 ditë përpara të ketë qeveri sipas Modelit të Përzhinës.

Rezultati nga bisedimet midis partive për të cilat u pohua se do të fillojë këto ditë duhet të dihet deri në javën e ardhshme.

Marketing