Edhe nëna e Dafinës pretendon të bëhet repere, ja çfarë teksti i ka shkruar të bijës

Dafina Zeqiri është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare, që gjithnjë na ka vjedhur zemrat me projektet e reja dhe risitë që ka sjellë në industrinë e muzikës.

Marketing

Aktualisht ajo po punon për albumin e ri “Dafinë moj” që pritet të publikohet shumë shpejt, teksa deri tani jemi mjaftuar vetëm me “Aman” që erdhi në bashkëpunim me Ledrin dhe Lumi B.

Një nga risitë e albumit të autores së hiti “Një herë në jetë” është fakti se pjesë e tij do jetë edhe mamaja e këngëtares, e cila do këndojë pjesën hyrëse të albumit.

Në fakt, Dafina na ka treguar shpesh nëpër intervista se e ëma është e dhënë pas muzikës dhe ka kënduar në rini.

Mirëpo, si duket nëna e saj paska edhe një talent të fshehtë siç është repi.

Dafina ka ndarë ditën e sotme një bisedë me të ëmën në Instagram, ku kjo e fundit i ka thurur disa vargje, duke përgatitur një diss shumë të fortë, madje edhe më të bukur seç mund të kishte shkruar edhe vetë Dafina për veten.

Mamaja ime është më e mira”,- ka shkruar Dafina mbi foto.

Duhet ta pranojmë se këto vargje ishin shumë të goditura dhe na falën disa doza të mira humori.

Pak ditë më parë Duffy na lajmëroi se do sjellë po ashtu një bashkëpunim me artistin e huaj George Dixon, si edhe 2 solo.