Edhe nesër Shkupi nën bllokadë të plotë, shkaku i protestës së VMRO-së

Për shkak të protestës së caktuar në qendër të qytetit të Shkupit, nesër prej ora 17 do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit.

Marketing

Siç informojnë nga MPB, demonstruesit të cilët janë të organizuar nga ana e partisë politike do të lëvizin prej sheshit VMRO, djathtas nëpër rrugën “Dame Gruev”, drejt në rrugën “Vasil Gllavinov”, drejt bulevardit “VMRO” në anën e majtë të bulevardit “Ilinden deri para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë.

MPB apelon deri te qytetarët që të respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policor.

Marketing