Edhe një grabitje e armatosur në një bankë në Prishtinë

Grabitjet e armatosura nëpër banka nuk kanë të ndalur. Rreth një orë më parë një grabitje e tillë ka ndodhur në Prishtinë. Policia e Kosovës është duke u marr me këtë rast.

Marketing

Flora Ahmeti, zyrtare për informim ne Policinë e Kosovës ka treguar se në rrugën “Bill Klinton” ka ndodhur një grabitje.
“Rreth orës 20:00 në rrugën Bill Klinton, derisa punëtoret e një kompanie kanë qenë duke deponuar paratë ne filialin e një banke, te njëjtit dyshohet se janë grabitur nga persona të armatosur”.

Ajo ka thënë se Policia është duke e hetuar rastin.
“Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin dhe po punon për identifikimin e te dyshuarve”.

Mësohet se banak që është sulmuar është filiali i ProCredit Bankës në lagjen Lakrishtë të Prishtinë.
Duhet theksuar se, ditë më parë ka ndodhur edhe një tjetër grabitje e armatosur në filialin e një banke që gjendet në Çagllavicë.

Për shkak të rritjes së numrit të vjedhjeve, sëfundi zyrtarët policorë të rendit publik të disa drejtorive rajonale dhe stacioneve policore, janë pajisur me armë të gjata, të cilat do t’i bartin gjatë patrullimi.

Marketing