Është duke vazhduar çarja në degën e ASH-së në Tetovë pas largimit të kryetarit të degës, Altrim Mamutit. Kryetari i nëndegës së ASH në fshatit Lisec Lirim Mustafi, sonte i është bashkangjitur ish kryetarit të degës në Tetovë, duke lidhur koalicion joformal me Lëvizjen Besa, raporton TetovaSot.

Në rrjetet sociale është postuar një fotografi, ku shihet se kryetari nëndegës njëherit edhe anëtari i kryesisë së degës Tetovës, Lirim Mustafi së bashku me kreun e Besës, Bilall Kasami dhe ish kryetarin e degës ASH-Tetovë Altrim Mamuti.

Ndryshe çarjet e fundit në ASH po marrin përmasa të mëdha, ku po paralajmërohen edhe dorëheqje tjera nga strukturat e tyre në shumë qytete./TS