Edhe një tjetër çift rrëmbyen gjithë vëmendjen në ‘Oscar’

Ajo asnjëherë nuk zhgënjen me dukjen e saj dhe shijen për modë.

Marketing

Modelja e njohur, Rosie Huntington-Whiteley edhë një herë ka mahnitur me paraqitjen në natën glamuroze të ‘Vanity Fair’s’ e cila mbahet në kuadër të çmimeve ‘Oscar’, transmeton DailyMail.

Bukuroshja britanike, ka shkëlqyer përkrah të fejuarit të saj aktorit të mirënjohur, Jason Statham në një fustan i cili theksonte linjat e saj ‘perfekte’.
Çifti dukeshin të lumtur dhe arritën të rrëmbejnë gjithë vëmendjen me paraqitjen e tyre.

Dyshja e njohur ndajnë një shoqëri të afërt edhe me këngëtaren e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora me të cilin u panë së bashku.

Ndryshe, Rosie dhe Jason janë në lidhje që nga viti 2010 ndërsa janë prindër të një djali.