Edhe një tjetër institucion shtetëror respekton Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Edhe Operatori i sistemit elektrotransmetues në Republikën e Maqedonisë së Veriut MEPSO ka vendosur mbishkrimin e ri përfshirë edhe gjuhën shqipe.

Marketing

Në tre gjuhë prej dje është vendosur tabela në hyrjen e kësaj kompanie në pronësi shtetërore.

“Synimin që gjuha shqipe të ketë shtrirje të rregullt dhe zbatim të plotë për sa I përket përdorimit zyrtar po rezulton me sukses falë vullnetit dhe punës së palodhshme ku me intensitet të madh po punohet për forcimin e zbatimit të ligjit me të vetmin qëllim që çdo qytetarë i RMV-së të jetë i informuar me shërbimet dhe nevojat që i përmbush kompania shtetërore, MEPSO. Angazhimi maksimal bashkë me sfidat po tejkalohen, ndërsa sukseset dhe arritjet çdo ditë e më shumë bëhen të dukshme por njëkohësisht edhe të prekshme për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të MEPSO.

Marketing