Edhe një tjetër largim te Chelsea

Ashtu si Willian, edhe Pedro konfirmoi këtë të diel se po largohej nga Chelsea.

Marketing

Ylli spanjoll largimin e tij e konfirmoi nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Pas pesë vitesh të mrekullueshme, koha ime te Chelsea merr fund”.

”Unë bëra zgjedhjen e duhur, marr me vete kujtime të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Sfidat dhe triumfet e reja do të vijnë me siguri”, shkroi Pedro.

33-vjeçari pritet të transferohet te Roma në Serie A.

Marketing