Edhe një tjetër ligë evropiane vendos për rifillimin e sezonit

Gjithandej nëpër Evropë është duke u punuar intensivisht për rifillimin e sezonit.

Marketing

Shumë vende tashmë kanë caktuar datë konkrete për vazhdimin e sezonit, ndërsa Bundesliga veç ka filluar.

Një vendim të rëndësishëm ka marrë edhe Sllovenia, që ka vendosur që sezoni futbollistik të rifillojë më 5 qershor.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Sllovenisë.

Në Superligën e Sllovenisë janë zhvilluar 25 xhiro, me Ljubljanan që kryeson me 50 pikë, pesë më shumë se Celje dhe Aluminij i vendit të dytë dhe tretë.

Marketing