Edhe njëri nga të akuzuarit për pasaportat false e pranoi fajin

Edhe njëri prej të akuzuarve në rastin “Pasaporta” Shemsedin Jashari pranoi fajin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Marketing

Ai u dënua me 1 vjet e 7 muaj burg. Rasti ka të bë me dhënien ilegale të pasaportave shtetasve të huaj për rastin “Sozia”.

Në këtë rast të akuzuar janë 11 persona, prej të cilëve dhjetë të punësuar në Departamentin për Punë Administrative në MPB akuzohen se e kanë kryer veprën penale keqpërdorim të vazhduar të pozitës zyrtare dhe autorizimit, ndërsa një person është akuzuar për nxitje. Nga gjithsej 11 të akuzuar 7 prej tyre e kanë pranuar fajin ndërsa për katër të akuzuar të tjerë procedura gjyqësore është ndarë.

Kujtojmë që, sipas aktakuzës, në periudhën prej qershorit të vitit 2017 deri në fund të vitit 2020, u ishin dhënë pasaporta 214 shtetasve të huaj dhe një shtetasi maqedonas.

Rastin e udhëheq gjykatësja Ola Ristevska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Spasenka Andonova.

Marketing