Edhe Osmani pjesë e aksionit “Bëhu pjesë e ardhmërisë së pastër”

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me të punësuarit e Sekretariatit për Çështje Evropiane do të jenë pjesë e aksionit “Bëhu pjesë e ardhmërisë së pastër” për pastrimin e deponive të egra nën organizimin e NP “Higjiena Komunale” dhe Qyteti i Shkupit.

Marketing

Me pjesëmarrje në këtë iniciativë do të dërgojnë mesazh të qartë për rëndësinë e trajtimit të ndërgjegjshëm të mbeturinave.

Aksioni do të fillojë në ora 10:00 dhe njëkohësisht do të zhvillohet në të gjitha komunat e Shkupit, ndërkaq lokacioni ku do të marrë pjesë zëvendëskryeministri Osmani dhe Sekretariati për Çështje Evropiane do të jetë në komunën Qendër, para hotelit VIP, përballë TVM-së, ku aktivitetet e pastrimit do të zhvillohen në vijën nga QKM drejt ASHAM-it.

Marketing