Edhe pas 10 orë, vazhdon marrja në pyetje për “Perandorin”, 30 ditë paraburgim për Kamçevin?

Për 10 orë të tëra në Gjykatën penale vazhdon dëgjimi i 5 të arrestuarve në rastin e PPS-së “Perandoria”. Siç meson TV21, procedura e marrjes në pyetje është kryer për biznesmenin Jordan Kamçev dhe jo zyrtarisht thuhet se atij iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Marketing

Burime të brendshme nga gjykata thonë se gjatë ditës janë marrë në pyetje edhe Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, ndërsa aktualisht po dëgjohen Todor Mirçevski dhe Zorica Arsovska. Nga gjykata penlae thanë se për detaje të hetimit opinioni do të informohet gjatë ditës së nesërme.

Nga PSP thonë se për të arrestuarit është kërkuar masa për sigurinë e prezencës, ndërsa konfirmojnë se do të zgjerojnë hetimin edhe më tej. Në rastin “Perandoria” në mesin e të dyshuarve për mashtrim, pastrim parash, organizim kriminal, dëmtim apo autorizim të kreditorëve, dhe shpërdorim të detyrës zyrtare po ndiqet edhe ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov./tv21