Edhe Putin uron Shqipërinë për 28 nëntor

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Putin në urim thotë se është i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t’u përgjigjet interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.

Marketing

Mesazhi i plotë i Putin:

I nderuar zoti President, pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t’u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian. Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet. Me respekt, Vladimir Putin.

Marketing