Edhe Roma solidarizohet me të prekurit nga tërmetet në Shqipëri

Faqja zyrtare e Milanit në rrjetin social Twitter e ka publikuar një mesazh lidhur me të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

Marketing

Në mesin e personave dhe llogarive të shumta nga bota e sportit që kanë reaguar pas këtyre lajmeve tani është edhe faqja zyrtare e Romës, që e publikoi një mesazh për Shqipërinë në llogarinë zyrtare në Twitter.

“Në këto orë të vështira, AS Roma shpreh afërsi me popullin shqiptar”, ka shkruar Roma në rrjetin social Twitter.

Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.4 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit.

Marketing