Edhe sot i nxehti “afrikan” në Maqedoninë e Veriut, temperaturat deri në 41 gradë

Në Maqedoninë e Veriut edhe sot do të mbajë mot i nxehtë me temperatura të larta deri në 41 gradë, në jug të vendit. Autoritetet kanë shpallur fazën e portokollatë për shkak se temperaturat dhe UV idenksi ka arritur shkallën më të lartë.

Marketing

Sipas Entit hidrometeorologjik, sot temperatura e mëngjesit është regjistruar nga 12 deri në 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri në 41 gradë celsius. Në Shkup temperatura do të regjistrohet deri në 39 gradë celsius. Këto temperatura do të vijojnë deri ditën e mërkurë më 14 gusht, ndërsa më pas pritet rënie graduale dhe freski.

Reshje lokale të shiut do të fillojnë nga pasditja e ditës së mërkurë dhe ditën e enjte, por fillimisht në pjesën veriore të vendit, ndërsa nga e premtja reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, in formojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar qytetarët që të shmangin ekspozimin në diellë dhe të përkujdesen gjatë konsumimit të ushqimeve.

Marketing