Edhe sot kujdes, temperaturat “afrikane” në Maqedoninë e Veriut, ja kur pritet ndryshimi i motit

Edhe gjatë ditës së sotme në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot i nxehtë me temperatura të larta. Sipas meteorologëve, temperatura e ditës do të jetë prej 22 deri në 38 gradë Celsius.

Marketing

Edhe në Shkup do të jetë mot me diell dhe dhe i nxehtë. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 20 gradë, ndërsa e ditës deri në 33 gradë Celsius.

Enti hidrometeolorgjik parashikon që deri të shtunën temperaturat të jenë shumë të larta, ku në disa vende do të arrijnë deri në 38 gradë celsius. Rënia e temperaturave pritet të ndodhë gjatë ditës së diel dhe gjatë ditëve të javës së ardhshme.

Marketing