Edhe pse nuk dihet fati i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), në Gjykatën Themelore në Shkup vazhdojnë lëndëte hapura nga kjo prokurori. “Shënjestra-Fortesa”, “Tarifa”, “Toplik” dhe “Trista” janë lëndët që janë sot para gjykatësve, ku si të akuzuar janë ish zyrtarë shtetëror dhe zyrtarë të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shumicën e lëndëve, pas ngjarjeve të fundit në PSP dhe me rastin “Haraçi”, të akuzuarit në këto lëndë kanë kërkuar që të ju merren ingerencat prokurorëve të PSP-së, Lençe Ristovska, Fatime Fetai dhe tjerëve që përfaqësojnë PSP-në.

Përndryshe, sot duhet të dihet edhe fati i PSP-së dhe transferimi i lëndëve në Prokurorinë Themelore Publike. Për këtë ngjarje, Fatime Fetai nga PSP dje tha “Nuk është e rëndësishme nëse do të jetë Fatimja, Vilma, Kostadinka. E rëndësishme është që ai që ka gabuar, të bart pasojat nga ajo”, tha Fetai.

Artikulli paraprakPërleshja me armë në Prishtinë, dy të plagosurit ende në gjendje të rëndë
Artikulli tjetërSeanca të reja për rastet “Target-Fortesa”, “Tarifa”, “Toplik” dhe “Treqind”