Edhe tre ratifikime e ndajnë Maqedoninë nga anëtarësimi në NATO

Edhe tre ratifikime e ndajnë Maqedoninë e Veriut nga anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO. Njëzet e gjashtë vende, mes të cilëve edhe SHBA-ja, dhanë dritë të gjelbër që vendi të kyçet në Aleancë.

Marketing

Mbetet që këtë së shpejti ta bëjnë edhe Franca, Holanda dhe Spanja. Dje pasdite Parlamenti i Islandës e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO, që është ratifikimi i 26-të.

Senati francez javën e kaluar e miratoi në lexim të parë propozim ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Mbetet që dokumenti të ratifikohet edhe nga Asambleja nacionale gjatë leximit të dytë.

Ambasadori francez, Kristian Timonie dje në konferencë për shtyp që e ka caktuar me qëllim që të përgjigjet në të gjitha pyetjet e gazetarëve pas “jo”-së franceze për vendimin për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Samitin e BE-së, tha se ratifikimi është në vijim dhe procedura duhet të përfundohet deri në fund të nëntorit ose fillim të dhjetorit.

“Procesin e ratifikimit e ndjek rrjedhën e vet, nuk ka kurrfarë problemi lidhur me atë sepse të dyja dhomat e Parlamentit janë të shpejta, por etapa e fundit duhet të ndodhë më 21 nëntor. Instrumenti përfundimtar për ratifikim, gjegjësisht për përfundimin e fundit të procesit po ndodh në Uashington, në pajtim me Marrëveshjen e Uashingtonit, gjatë muajit janar.

Kjo do të thotë se procedurat tona do të përfundojnë deri në fund të nëntorit apo në fillim të dhjetorit”, tha ambasadori Timonie i pyetur nëse është e mundur edhe një goditje nga Franca edhe lidhur me NATO-n dhe mosnënshkrimin eventual të protokollit për pranimin në Aleancë duke hedhur çdo mundësi për këtë.

Senati amerikan të martën me 91 vota “për” dhe dy kundër e miratoi Rezolutën për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo porositi se miratimi i Protokollit për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO në Senat e thekson angazhimin amerikan drejt sigurisë transatlantike dhe paraqet hap të rëndësishëm përpara në progresin e vendit drejt anëtarësimit në Aleancë.

“E mbështesim fuqishëm përcaktimin e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit më të afërt me bashkësinë transatlantike. Votimi e riafirmoi përcaktimin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut drejt parimeve demokratike dhe sundimin e drejtësisë dhe kontributin e saj drejt paqes dhe sigurisë në rajon. E presim së shpejti Maqedoninë si anëtare e 30-të e NATO-s”, thuhet në deklaratën e Pompeos.

Pritjet janë se Protokolli së shpejti do të ratifikohet nga të gjitha 29-të shtetet anëtare dhe me këtë pranimi i shtetit do të zyrtarizohet para Samitit të Aleancës, i caktuar për më 3 dhe 4 dhjetor në Londër.

Për momentin ende është e pasiguritë se vallë kjo do të bëhet para Samitit që do të ndodhë në Parlamentin spanjoll. Dy dhomat e Parlamentit janë shpërbërë. Zgjedhjet janë caktuar për më 10 nëntor, respektivisht nëse gjithçka shkon siç duhet përbërja e re e Parlamentit pritet të mblidhet më tre dhjetor.

Shtetet anëtare të NATO-s, më 6 shkurt e nënshkruan Protokollin për aderim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentet e 29 shteteve të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e barabartë e NATO-së.

Pas përfundimit të ratifikimit në të gjitha vendet-anëtare, Protokolli duhet të ratifikohet edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me çka vendi bëhet anëtari i 30-të i NATO-s.

Marketing