Edhe turqit me kandidat të tyre presidencial në Maqedoni

Lëvizja e Turqëve në Maqedoni në kongresin tematik të kësaj fundjave të mbajtur në Resnjë paralajmëroi se do të dal me kandidatin e saj për president, që do të jetë kandidat i komunitetit turk.

Marketing

Kryetari i kësaj partie, Enes Ibrahim theskoi se ky është një vendim historik për këtë komunitet në vend.

“Mendimi i përgjithshëm i delegatëve është se në zgjedhjet presidenciale është e kohës që për herë të parë në historinë e pavarësimit të vendit, turqit të kenë kandidatin e tyre për president”, theksoi Ibrahim. Ai i bëri thirrje partive tjera turke që të bashkohen rreth kandidatit të përbashkët turk.

Marketing