Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur sot lidhur me rastin “Reket” në Maqedoninë e Veriut, që ka tronditur skenën politike dhe institucionet e vendit si Prokurorinë Speciale dhe kryeministrin Zoran Zaev, pasi që në materialet e publikuara nga një gazetë italiane është përmendur edhe emri i tij.
Vuçiq theksoi se nuk përzihet në punët e brendshme të vendit fqinj, por siç tha do të ketë ende risi rreth këtij rasti. “Siç kam mësuar nga burime të mirëinformuara italiane, atje do të ketë risi të tjera, dhe tani besoj se Zoran Zaev e kupton atë që i kam folur për persona të caktuar që janë largë nga Serbia”, theksoi Vuçiq.

evn