Edhe zjarrfikësit nga Shkupit nisen drejt Durësit

Pas furgonit me ndihmë humanitare, nga Komuna e Çairit sonte u nis edhe kamioni i Shoqatës së Zjarrfikësve “Bajram Shabani” i shoqëruar nga anëtarët e kësaj shoqate bashkë edhe me një grup të rinjë nga Grupi i Tifozëve “Shvercerat”, deri sa edhe një grup tjetër do të niset nesër.

Marketing

Të gjithë këta djem vullnetarë, nga nesër do t’ju kyçen grupeve të emergjencës që t’ju dalin në ndihmë banorëve të Durrësit dhe rrethinë për ta tejkaluar këtë situatë të vështirë ku ende ekzistojnë dyshime për persona të mbuluar nga rrënimet e shkaktuara nga tërmeti.

Komuna e Çairit, edhe më tej do të vazhdojë të koordinojë aksionin humanitar, për t’ju dalë në ndihmë banorëve të Durrësit, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë me të cilën po përballen.

Marketing