Edi Rama “dush të ftohtë” drejtorëve të Shkodrës

Drejtorët e institucioneve të Shkodrës kanë dalë kokë ulur nga dera e pasme e PS pas mbledhjes me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Marketing

Kjo video e Top Channel tregon momentin e daljes së tyre nga mbledhja nga ku burimet tregojnë se Rama i ka bërë “dush të ftohtë”.

Mësohet se Rama u ka thënë drejtorëve të japin dorëheqjen.
Kryeministri ka shprehur pakënaqësi të thellë për mënyrën e drejtimit të institucioneve prej tyre në raport me shërbimet ndaj qytetarëve.

Ata do të zëvendësohen me gra tek të cilat pritshmëritë e kryeministrit janë më të larta për shërbime më të mira ndaj qytetarëve.

Ndërkohë kryetarja e këshillit bashkiak, Briselda Kadia, pas mbledhjes në një prononcim për median tha:

“Të gjithë drejtorët e bashkisë Shkodër iu komunikua se duhet të japin dorëheqjen në mënyrë që të kemin një ristartim të gjithë procesit në këtë bashki. Vendet vakante do të plotësohen nga persona që do jenë brenda këtyre institucioneve. Do ngrihet një komision qytetar për të përcaktuar zëvendësuesit. Prioritet do kenë gratë për të qenë drejtuese të këtyre institucioneve”, u shpreh Kadia.

Marketing