Kryeministri Edi Rama vijon të jetë i bindur se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve. Në një intervistë në studion e “Open” të Eni Vasilit, ai deklaroi se 30 qershori nuk do të negociohet. Po ashtu, i pari i qeverisë deklaroi se nuk do të dorëhiqet. Rama u shpreh se PD e LSI do treten, ndërsa u shpreh se janë të trembura nga reforma në drejtësi. Ndërkohë, shefi i qeverisë deklaroi se në 30 qershor nuk do ketë një 1997

-Do marrë fund kriza politike në vend?

Është e njëjta situatë si me çadrën. Ndryshimi nga çadra është në faktin që jemi në kushtet kur ka një vendosmëri për t’i shkuar deri në fund një rruge qorre, që në këndvështrimin tim është vetëvrasje politike. Dhe nga ana tjetër thirrjeve për dialog dhe diskutuar pa kushte i vjen e njëjta përgjigje, standarde e përsëritur pa pushim dhe e destinuar të mbetet një kllapë brenda së cilës ky grupim partish është i destinuar të tretet. Kështu e shoh.

-Cila është përgjegjësia juaj për situatën?

Kam konstatuar dy përgjegjësi të mëdha. Njëra është që ne kemi fituar zgjedhjet në mënyrë dërrmuese përballë opozitës që tani ka dalë në rrugë dhe kjo e bën opozitën që ti friket zgjedhjeve. Dhe përgjegjësia tjetër është që ne kemi çelur një rrugë pa kthim për një reformë të thellë të drejtësisë për të cilën këto forca nuk e kanë dashur që ditën e parë. Këto janë shtysa të forta që kanë përcaktuar këtë rrugë qorre.

-A ka ardhur koha që t’i japim zgjidhje kontestimit të zgjedhjeve në Shqipëri? Ju i kontestuar në 2007.

Unë nuk kam kontestuar zgjedhjet por kërkova komision hetimor për të parandaluar një sërë fenomenesh të lidhura me zgjedhjet, nuk na u dha si e drejtë dhe historia dihet më pas. E vërteta është, bazuar dhe në fakte dhe raportin e ODIHR, se zgjedhjet e 2017 kanë qenë më të qeta, ku opozita si asnjëherë më parë ka pasur gjysmën e qeverisë dhe ministrin e Brendshëm. Ka pasur kryetarin e KQZ, ka pasur shumë agjenci të rëndësishme që i kërkoi vetë dhe nga ku 20 mijë komisionerë të opozitës, nuk kanë nënshkruar asgjë tjetër veç rezultatit 7 me zero në numërimin e votave.

-Do ketë zgjidhje sepse asnjë opozitë te ne nuk i pranon zgjedhjet? Ajo oferta e 2017 nuk funksionoi?

Zgjedhjet e 2017 nuk patën kontestim as nga ata që janë në rrugë. Me afrimin e zgjedhjeve të radhës dhe afrimin e humbjes së radhë, është e verifikueshme nëse mediat do bënin sondazhe të rregullta, ka filluar e njëjta histori. Unë kam ofertë më 30 qershor për ata që dëshirojnë të marrin pjesë të votojnë për kandidatët e regjistruar.

-Po ju i keni çuar 6 letra? Kur ju ishit kryetar bashkie zgjedhjet u shtynë?

Zgjedhjet e 2007 u shtynë brenda kornizës ligjore në një nene ku Kushtetua nuk e ka pasur të përcaktuar kornizën e afateve, siç u vendos më pas, me propozim të qeverisë së kohës, që të mos përsëritet historia e mëparshme. Shtyrja e zgjedhjeve të 2007 ka pasur disa elementë, që kishin të bënin me afatet e Kodit Zgjedhor për disa aspekte dhe ka pasur arsye objektive që lidhje me certifikatën. Janë gjera të ndryshme. Sot Kushtetuta e ka të caktuar dhe presidentit në bazë të Kushtetutës ka dekretuar datën fundore.

-Pse ju përgjigjeni studentëve dhe jo këtyre?

Studentët janë një grup i madh interesi dhe i janë adresuar qeverisë për të vendosur në rendin e ditës disa prioritete, të cilat ne duke dëgjuar me vëmendje studentët dhe duke pasur mundësisë, i vumë në rendin e ditës. Këta nuk janë grup interesi, por grupim forcash që kërkojnë pushtet. Nuk kërkojnë as përmirësimin e rregullave të lojës, as një debat normal në Parlament, por kërkojnë që të hapin rrugën e pushtetit duke imponuar në mënyrë antidemokratike diçka që nuk kanë për ta marrë dot. Nuk është mandati im personal. Është mandati i shumicës që më kanë besuar të ushtroj detyrën dhe është zyra e karrigia e tyre. Unë nuk kam të drejtë të negocioj vullnetin e tyre dhe kurrë nuk bëhem pjesë e një historie që nuk e zgjidh problemi dhe do hapte rrugën e një precedenti sepse çdo opozitë do vinte do thoshte s[e të rri 4 vite, dalim djegim mandatet dhe në një mënyrë ose tjetër do bëjmë pazar.

-Do shkojmë te konflikti civil?

Konflikti civil është fjalë e madhe. Këtu nuk ka popuj në konflikt. Viti 1997 nuk ka lidhje me mos hyrjen e zgjedhjeve, ishte konflikti popullit me një qeveri që shkatërroi financiarisht shqiptarët.

-A ke një ofertë?

30 qershori është imponim dhe detyrim për të gjitha partitë që duan të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Në 2017 zgjedhjet u shtunë 1 javë brenda kornizës. Nëse Presidenti do kishte vendosur 23 qershorin do pranonim shtyrje deri më 30 qershor. Në 20167 ishin ndërkombëtarët që kërkuan shtyrje zgjedhjesh më 16 korrik dhe thashë jo, pasi kurrë nuk mund të hapet ky precedent. Nëse do e bënim ne në 2017, tani do ishte gjëja më e thjeshtë. Pse kush jemi ne? Ne jemi ata që jemi zgjedhur për këta që janë këtu pas nesh.

-Keni menduar të negocioni largimin tuaj?

Këtë nuk e kam menduar sepse kam një detyrë që ma kanë ngarkuar shumica e shqiptarëve dhe ata që më kanë dhënë këtë detyrë unë nuk i tradhtoj. E kam thënë dhe e përsëris. Unë bëj gabime, por kurrë nuk bëj gabime me qëllim apo vetëdije që fshehurazi të tradhtoj ata që më votuan. Sa i takon formulës që dalim në rrugë dhe bëjmë sikur jemi popull, nuk janë populli. Aty është një popull me punonjës bashkish, me një pjesë fanatike dhe me disa katran me bojë që vënë dhe maska.

-Ke 3 dekada në politikë, keni menduar të dorëhiqeni?

Unë kam qenë Ministër Kulture dhe falë meje ministri i Kulturës u bë i rëndësishëm. Ta them pa bërë modesti të shtirur sepse për Ministrinë e Kulturës nuk fliste njeri. U bëra kryetar bashkie dhe falë meje bashkia u kthye në njësi komuniteti. Pastaj u bëra kryetar i PS dhe sot jam këtu. Nëse do të kisha ndjesi që qeveria po shkon jo mirë, në sensin e rezultateve dhe objektivave që mbetën për tu bërë, apo nëse do kisha ndjesinë e lodhjes nga kjo punë, do e mendoja. Por nuk kam as të parën dhe as të dytën. Kam sensin e detyrës ndaj njerëzve që më kanë besuar këtë detyrë dhe do e çoj këtë detyrë deri në fund.

-Nuk ka shtet pa Gjykatë Kushtetuese…

Reformën në drejtësi ministri i Shteti gjerman e cilëson unike. Shqipëria nuk është pa gjykatë se e anulova unë, por sepse janë pastruar 7 nga 9 gjykatës si të papërputhshëm me etikën dhe pastërtinë e figurës. Është një reformë që vendos themelet e gjeneratë tjetër. Kanë kaluar 30 vjet dhe janë bërë copë pronat. I ka bërë drejtësia. Janë bërë të drejtat e njerëzve mall. Kush ka lekë e blen. Është e paprecedentë patjetër. Ata që ikën do zëvendësohen. Por s’ka lidhje me stresin e madh të atij grupimi politik që kapet si mbyturi pas fijes së barit. Ata kanë frikë të hyjë në zgjedhje dhe janë në panik nga institucionet e reja të drejtësisë. Nuk e kanë fshehur se janë kundër reformës në drejtësi. Nuk kanë ndalur së bëri propagandë balte gjatë gjithë procesit.

-Çfarë sigurie jepni ju për zgjedhjet e 30 qershorit?

Ata mund të jenë në gjendje të marrin në qaftë njerëz të caktuar, të tërhequr prej tyre, mund të shkojnë t’i bien murit me kokë dhe të bëhen subjekt i ligjit për krimet zgjedhore. I cili është i ashpër me propozime të bëra nga ish-kryeministri për të vendosur rend të fortë zgjedhje dhe po ashtu të mos shkelin në BE e SHBA. Mund të krijojnë incidente por në 30 qershor do bëhen zgjedhje dhe do dalin kryetarët e bashkive.

-Çfarë garancie jeni ju që PS nuk do i prishë?

PS kurrë nuk ka qenë protagoniste në aktet kriminale ndaj zgjedhjeve. Janë ata që janë munduar të na vizatojnë si kriminelë zgjedhjesh dhe s’ka se si ta bëjmë. Në 2017 kemi marrë disa masa dhe i kemi rikonfirmuar dhe në këto zgjedhje.

-Ju dialogun e kërkoni për pas 30 qershorit apo tani?

Në letrën publike i drejtohem kryetrarit të PD, por dhe atyre që na ndjekin e lexojnë. Pra, nuk është thjesht korrespodencë mes një personi dhe një tjetri. I drejtohem përmes letrave për momentin dhe të ardhmen.

-Si i shihni reagimet e presidentit?

Në këtë rast brenda kornizës kushtetuese që i jep presidentit fuqinë e caktuar për të qenë një zë në këtë fazë, ka qenë korrekt. Pavarësisht se nuk e kam ndeshur, nëse ai e ka përmendur 1997 mund ta ketë thënë për ti dhënë peshë shqetësimit. Por në 1997 ishte populli për të bërë kryengritje ndaj një qeverie që shkatërroi vendin nga financat. Këtu kemi përfaqësuesit e pakicës që dhe brenda tyre është një shumicë që është kundër molotovëve dhe protestave.

-Presidenti ka treguar gatishmëri për të shtyrë zgjedhjet…

Ne nuk kemi asnjë tundim për të vënë në dyshim datën e zgjedhjeve. E kemi ditur prej shumë kohësh qershorin, kemi punuar shumë kohë për të shkuar te pronarët e zgjedhjeve, janë populli pronarët e zgjedhjeve.

-Një letër Kryemadhit pre nuk janë keni dërguar?

Unë jam kryetari i shumicës dhe i dërgoj letër kryetarit të pakicës që e drejton Lulzim Basha. Kur shkonim në dialog unë merrja Petrit Vasilin, ai le të marrë Kryemadhin. Unë i dërgoja mesazh Vasilit të vinte të ishte prezent të dëgjonte çfarë flisnim, ai t’ia çojë Kryemadhit.