Edi Rama: Policia po godet krimin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar menjëherë pas kapjes së personit të pestë të dyshuar lidhur me rastin e grabitjes së javëve më parë në Aeroportin e Rinasit.

Marketing

“Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit. E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete”, ka shkruar Rama në Twitter, transmeton Klan Kosova.