Edi Rama pret Artan Grubin me porosinë: census.stat.gov.mk

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi gjatë ditës së dytë të
qëndrimit në Shqipëri, sot ka takuar kryeministrin, z. Edi Rama.

Marketing

Grubi ka falënderuar z. Edi Rama për pritjen vëllazërore në kryeministri
por dhe për kontributin e tij që nga deklarata e përbashkët e partive
shqiptare që rezultoi në arritje të mëdha.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu i ka thënë Ramës së është
për tu përshëndetur fakti që midis dy vendeve tona nuk ka pasur dhe nuk
ka asnjë çështje të hapur, por përkundrazi të gjitha sukseset pothuajse
i kemi të përbashkëta, si hapërimin drejt anëtarësimit në NATO, ashtu
edhe tash rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Grubi dhe Rama kanë diskutuar edhe rreth kontestit i cili muajve të
fundit është ri aktualizuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së
Bullgarisë, ku u dakorduan se problemet dhe çështjet e hapura ndërmjet
fqinjëve duhet të tejkalohen përmes dialogut.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe kryeministri Rama gjatë takimit
kanë këmbyer mendime edhe Korridorit 8, projekt ky për të cilin z. Rama
tha se në Shqipëri është prioritet i Qeverisë pasi që është në të mirën
e vendit por dhe të mbarë rajonit, kurse Grubi nga ana e tij ka
informuar Ramën se edhe në Maqedoni të Veriut po punohet në drejtim që
sa më shpejt të përfundoj ndërtimi i këtij korridori.

Të dy bashkëbiseduesit, zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe
kryeministri Rama kanë vlerësuar lartë përkushtimin e deritanishëm të
diasporës së Maqedonisë së Veriut pasi që për më pak se një muaj
pozitivisht ftesës për Regjistrim i janë përgjigjur më tepër se 130.000
banorë.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi dhe kryeministri i
Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama në fund të këtij takimi kanë
shkëmbyer mendime dhe kanë diskutuar edhe rreth situatës në rajon por
edhe rreth mundësive të reja të zgjerimit të bashkëpunimit midis vendeve
të Ballkanit Perëndimor.

Marketing