Edi Rama selam maqedonasve: Pa shqiptarët, s’ka NATO dhe BE. Faleminderit Ali Ahmeti (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij në kongresin e Partisë Socialiste ju çoi selam maqedonasve se nuk ka NATO dhe BE pa shqiptarët duke falënderuar edhe liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin për mundin dhe sakrificën ndaj shqiptarëve dhe zyrtarizmin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

“Shqiptarët sot, janë shumë më mirë siç ishin dje, por ajo për presidentin e Maqedonisës së Veriut quhej e papranueshme, gjuha e Nënë Terezës u bë gjuhë zyrtare në e Maqedoninë e Veriut , dua të përshëndes mikun tonë Ali Ahmetin, ta falënderojë dhe realisht ta përgëzoj. Pa shqiptarët s’ka Maqedoni të Veriut, pa Shqiptarët s’do kishte marrëveshje të Prespës, pa shqiptarët s’do të kishte BE dhe NATO” u shpreh Edi Rama në fjalimin e tij në kongresin e PS-së, përcjell TS.

Si mysafir në kongres të PS-së ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe biznesmeni nga Tetova, Lazim Destani

Edi Rama: pa shqipëtarët nuk do tl kishte Maqedoni të Veriut, pa shqiptarët nuk do kishte Marrveshje të Prespës. ..Faleminderit Ali Ahmeti

Publiée par Aktuale sur Lundi 2 mars 2020

 

Marketing