Edi Rama uron 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën për 11 vjetorin e Pavarësisë.

Marketing

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka uruar një ditë të dielë të bukur për të gjithë.

“MIRËMËNGJES. Dhe me urimin për ditëlindjen e shtetit të Kosovës, ju dëshiroj një të dielë të bukur të gjithëve”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, aktivitetet për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë kanë nisur që nga ora 08:00.

Fillimisht u mbajt mbledhja solemne e Qeverisë, për tu ngritur soleminsht flamuri i Kosovës në oborrin e Kuvendit.

Marketing