Edinson Cavani heroi i ndeshjes, Unitedi me përmbysje mposhtë Southamptonin

Manchester Unitedi me shumë vështirë ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim të Southamptoni.

Marketing

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ishte duke humbur me rezultat 0 – 2, por inkuadrimi i Edinson Cavanit ndryshoi gjithçka dhe fituan ndeshjen me rezultat 2 – 3.

Bednarek në minutën e 23-të zhbllokoi rezultatin, kurse pas 11 minutave Ward-Prowse dyfishoi shifrat, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Ishte ylli Bruno Fernandes që ngushtoi epërsinë në minutën e 60-të pas asistimit të Cavanit.

Dyshja në golin e barazimit ndryshojë vendet, meqenëse portugezi ishte asistues, kurse uruguaiani realizues (74′).

Golin e fitores, e shënoi përsëri numri shtatë në minutat e fundit (90+3).

Pas kësaj fitore, Unitedi ngritët në pozitën e shtatë me 16 pikë, një më pak se Southamptoni që mban pozitën e pestë.

Marketing