Edon Zhegrova hesht kritikët me përformancë brilante – shënon, asiston dhe ndëshkohet me karton

Basel e ka fituar derbin për pozitën e parë kundër Young Boys me rezultat bindës 3-0.

Marketing

Për ekipin zviceran padyshim më i miri i ndeshjes ishte Edon Zhegrova, i cili dhuroi një përformancë brilante.
Ylli kosovar fillimisht asistoi në minutën e 6’ për bashkëlojtarin e tij Arthur që realizoi për 1-0, raporton lajmi.net.

Shifrat u dyfishuan nga Alderete (13’), kurse goditjen përfundimtare kampionëve në fuqi ia dha Zhegrova (48’) i cili shënoi një gol fantastik.

20-vjeçari gjithashtu u ndëshkua me karton të verdhë dhe u zëvendësua në minutën e 76’.

Por kjo paraqitje e tij do mbahet mend gjatë sidomos për kritikët e tij. Për më tepër që me shumë mundësi tashmë mund të konsiderohet në formacionin startues për gjigantin zviceran.

Kjo fitore bën që Basel të zhvendoset në vendin e parë me 34 pikë, një më shumë sesa Young Boys.

Marketing