Edukatorja rrihte jetimët, fëmijët filmojnë dhunën

Dy fëmijë janë kthyer në dëshmitarë kryesorë në një proces hetimor, të nisur ndaj një nëne kujdestare në fshatin SOS, e vendosur nën hetim për keqtrajtim të të miturve.Pasi kanë regjistruar me telefon të qarat e një të mituri i moshës dhjetë vjeç që po dhunohej, si edhe nënën kujdestare, te dyja vajzat ja kanë lënë mbi tavolinë regjistrimin drejtoreshës Mimoza Manaj, e cila menjëherë i është drejtuar komisariatit numër një dhe ka kallëzuar.

Marketing

“Në dhomën ngjitur ku shërben nëna kujdestare dëgjoheshin zhurma dhe të qara fëmijësh. Zhurmat sa vinin dhe shtoheshin, nga zëri njoha të qarat e Mustafait, dhjetë vjeç dhe zërin e nënë Blerinës që po e rrihte atë, mora telefonin dhe incizova çfarë po ndodhte”, tregojnë vajzat.

Pas dhunës së zbuluar nga stafi, e dyshuara që është vendosur nën hetim për keqtrajtim të të miturve është larguar nga detyra. Pas ekspertimit të videos së regjistruar nga fëmijët policia thotë:

“Personi që po bën videon duket që hap një derë dhe afrohet në një ambient tjetër. Dëgjohen të qarat e një fëmije dhe zëri i lartë duke bërtitur i një personi të rritur femër. Dëgjohen gjithashtu zhurma si ato të goditjeve me duar, që korrespondojnë me të qarat e fëmijës dhe të bërtiturat e të rriturit. E njëjta gjë konstatohet edhe në videon e dytë”.

Burimet thonë se së shpejti shtetasja B. B e moshës 44 vjeçe do përfundojë e pandehur në Gjykatën e Tiranës.

Marketing